Rama thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e 11 majit: Vota e çuar tek të tjerët është një gur i hedhur në ujë

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një ftesë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit

Kreu i qeverisë ka publikuar në pjesë nga fjalimi i tij në Kuvendin Rinor Kombëtar, ku ndër të tjera kërkon që diaspora të votojë për PS-në. Ai tha se çdo votë për të tjerët është një gur i hedhur në ujë

banner

Rama e konsideroi opozitën “një kënetë bretkosash që ka në krye një buf kënete”.

“Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet ta mbajë parasysh se afati i fundit për tu regjistruar është data 4 mars. Prandaj mos e lini për ditën e fundit, regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim votën tuaj. Vota e çuar tek cilido tjetër është  gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozitë bretkosash që ka në krye në buf kënete. Vota e sjellë tek ne është  një gur i vendosur në muret e reja të shtetit shqiptar, të cilat po shtrihen dhe forcohen vit pas viti për t’iu bashkuar edhe për pak vite kalasë së Evropës së Bashkuar, ku më në fund do të valëvitet  flamuri më i bukur në botë në Europë”, deklaroi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy