Shtesat dhe socialet nxisin inflacionin, po thotë Muharremi

by Nexhat
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka dhënë sot një vlerësim shqetësues, mbi inflacionin.

Siç thotë ai në sqarimin e tij, rritjen e çmimeve të produkteve nuk e bëjnë marketet, po politikat jo të duhura ekonomike,

Ai ka përmendur specifikisht idenë të cilën qeveria aktuale në krye me Albin Kurtin, e praktikonte me shtesa dhe sociale, çka thotë se e stimulojnë inflacionin.

banner

”Vetëm për sqarim, inflacionin apo rritjen e çmimeve të produkteve nuk e bëjnë marketet. Marketet kanë çka me përmirësu, por fajin për çmime mos jau leni. Ata s’na kanë faj neve.
Rritja e çmimeve përcaktohet nga oferta dhe kërkesa në treg dhe nga komponentët tjerë që përbëjnë kapacitetet konkurruese të ekonomisë.

A janë çmimet shumë të larta? Janë! A kanë faj marketet? Pak e aspak. E çka po ndodhë pra?
Në një vend me konkurrencë si Kosova, ti nuk mundesh si market me rritë çmimin, se ta ul çmimin konkurrenti dhe të kallë, ai shet, e ti vetëm kqyr e të prishet malli.

Problemi në Kosovë është me politika ekonomike jo të duhura. Dmth, kur ti jep sociale dhe shtesa, jo vetëm që e rrit importin dhe deficitin, por gjithashtu e stimulon inflacionin, sepse rritet kërkesa në treg. Për më tepër, për shkak të strukturës ekonomike të Kosovës, e dominuar nga importi, këto politika ekonomike shkaktojnë presion edhe mbi bizneset lokale dhe prodhuesit.

Vjen një moment që ata nuk munden më me konkurru në treg. Çmimet shkojnë në qiell. Rritet importit. Rritet deficiti. Dalin jashtë tregut 500 milionë në muaj, e 5.4 miliardë në vit. Kështu, me politika jo të përshtatshme, çmimet bëhen më të shtrenjta sesa në Zvicër e Gjermani”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy