Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Komogllavë të Ferizajit, ku është pritur me entuziazëm nga përkrahësit.
Abdixhiku ripërsëriti zotimin për ndërtimin e një centrali të ri me gaz në Ferizaj, si dhe realizimin e linjës së gazit amerikan.
“E përmbyllëm ditën në tubimin tonë në Komogllavë të Ferizajit!
Entuziazëm i jashtëzakonshëm – si në çdo tubim të LDK-së gjithandej vendit!
Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj, dhe linjën me gaz amerikan e cila do të kalojë kësaj ane – për më shumë mirëqenie, vende pune dhe zhvillim!
Falemnderit Visar për këtë organizim fantastik, dhe suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Visar Azemi, Bahrije Hyseni, Ibadete Mehmeti, Paris Guri.
Shihemi në festën e madhe pas 9 shkurtit!” – tha Abdixhiku.