Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Jorge Mendes do të takojë sot (e hënë) drejtuesit e Chelseat, për ta shtyrë transferimin e Joao Felix tek Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Sulmuesi portugez mund të bëhet blerja e tretë e Milanit gjatë janarit, kështu që agjenti i tij po përpiqet t’i bind ‘Blutë e Londrës’ që ta lejojnë largimin e tij për një shifër të vogël parash
Sipas GdS, Milani nuk është i gatshëm të paguajë pagën e plotë të Felix deri në fund të sezonit dhe një shumë parash për huazimin e tij gjashtë mujor.
Chelsea në anën tjetër, nuk duan ta largojnë Joao Felix falas, kështu që Mendes po përpiqet të gjejë një kompromis i cili i kënaq të dyja klubet
Aston Villa ishte në mesin e skuadrave të interesuara për Felix, por transferimi i Marcus Rashford në ‘Villa Park’, do të thotë se ata nuk janë më në garë për ish-lojtarin e Atletico Madridit.
Chelsea po punon për të sjellë përforcime të reja në sulm në ditën e fundit të afatit kalimtar, ku Eli Junior Kroupi, Alejandro Garnacho dhe Mathys Tel janë në radarin e tyre.
Në rast se ndodhë sot transferimi i njërit prej tyre, atëherë Felix mund të lejohet që t’i bashkohet Milanit.