“Ai i do prokurorët e vet, është i paaftë edhe si kryeministër – Kapje e shtetit, shkatërrim”, Arben Gashi për Kurtin

by Nexhat

Arben Gashi nga LDK-ja ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “i paaftë si kryeministër”, duke shtuar në “Pressing” të T7, se ai i dëshiron prokurorët  e tij.

Gashi ka thënë se Kurti i ka kërcënuar prokurorët sa herë janë marrë me njerëzit e tij.

banner

“Kryeministri direkt delë e thotë sa të jem unë këtu, e Glauku kryeparlametar e Vjosa në presidencë, filan fisteku s’ka me u bë kurrë prokuror. Kjo është deklarata e kryeministrit. Dëmi që iu ka bë rendit kushtetues është jashtëzakonisht i rëndë sepse kushdo që vjen nesër mundet me ndjek të njëjtën praktikë”.

“Përveç defunksionalizimit të Prokurorisë, Linçimi i prokurorëve, mos përgjigja ndaj prokurorëve. Çdo rast që është ngritur aktakuzë kryeministri ka dalë i ka kërcënuar prokurorët dhe gjykatësit, ky është problem sistemor. Ai i do prokurorët e vet”, ka thënë Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy