Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat

by Nexhat

Punëtorët e sektorit privat të Kosovës që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kërkojnë rritje te pagave sikurse punëtorëve te sektorit publik ku rritja e tyre u be nga 55 euro.

Kryetari i Federatës Sindikale të Puntorëve te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka paralajmëruar se të martën udhëheqja e ngushtë e Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës në ora 14:00 në selinë e Sindikatës do të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme ku do të specifikohet koha dhe masat e veprimit për realizimin e kësaj rritje që Qeveria e Kosovës e bëri nga ky muaj për sektorin publik

banner

Ndryshe, ekzekutivi vitin e kaluar kishte vendosur, që nga janar i këtij viti të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy