Deputeti i PD-së Tomor Alizoti, në një intervistë me Skype nga Gjermania në Skype në emisionin Open në News 24 foli më tepër për shtrëngimin e duarve të kreut demokrat Sali Berisha me kandidatin për kancelar në shtetin gjerman, Friedrich Merz në Kongresin e CDU-së
Alizoti theksoi se Berisha është takuar në mënyrë të përzemërt nga ana e kandidatit për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz. Ai shtoi se takimi i Berishës me Merz është kthesë e madhe. Sipas Alizotit, non grata e Berishës ka rënë
Tomor Alizoti: Kjo është një kthesë e madhe. Kjo, pasi Sali Berisha mori non gratën, u arrestua dhe sot PD me kryetarin e saj Berisha, takoi në CDU kandidatin për kancelar. Vendi më i rëndësishëm në botë pas SHBA-së është Gjermania dhe në Gjermani kancelarin pritet ta ketë CDU. Në Shqipëri të gjithë thanë se Berishës nuk i jep dorën askush nga të huajt. Sot ne ishim në rreshtin e dytë të CDU-së, përpara nesh ishin të zgjedhur të njohur të CDU-së
Në reshtin e tretë ishte Peroshenko i Ukrainës. Kryetari i PD u respektua tepër në këtë takim. Sali Berisha është një figurë e rëndësishme e Shqipërisë. Non grata tashmë ka rënë. Të jesh në Berlin dhe të takosh kandidatin për kancelar kjo është që të kesh të hapura dyert për Europën