Gjakovë: Sot u jepet lamtumira tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë

by informim peje

Mbrëmja e së shtunës tronditi Jabllanicën e Gjakovës. Kjo pasi tre fëmijë mbetën të vdekur, një i moshës 13-vjeçare, ndërsa dy të tjerët 15-vjeçarë.

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00.

banner

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë se largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy