“Grenelli po i thotë disa të vërteta”, A.Gashi: Vetëvendosja e ka vështirë krijimin e qeverisë me armikun Grenell

by Nexhat

Analisti, Astrit Gashu u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje [LVV] e ka të vështirë krijimin e qeverisë së Kosovës, në rast të fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gashi në “Debat Plus” u shpreh se Richard Grenell është “armik” me qeverinë Kurti por që disa fjalë nga reagimi i sotëm janë të vërteta.

banner

“Një armik I vendosur shumë thellë në administrate, qoftë me pak ose me shumë fuqi nuk është mire me pas. Këtë armiqësi e kena kriju. U kriju u mirëmbajtë armiqësia me Grenell nga Lëvizja Vetëvendosje nëpër vite, deri para dy muajve u mirëmbajtë kj armiqësi.

Grenelli po I thotë disa të vërteta. Administrata e Trump, e kaluara e kënaqur me Kurtin. Ajo e ka falsilitu rrëzimin e tij kuadër pandemisë kuadër partive opozitare. 4 vite në administratën e Bidenit, kurrë raportet më problematike dhe më shumë qortime nuk ka pasur. Kurrë Kosova nuk ka mundur të ketë kritika dhe kurrë nuk ka pasur marrëdhënie më të keqe. Prej pas luftës, nuk ka pasur listë zezë nga Amerika”, tha Gashi.

Gashi u shpreh se Grenelli ka pasur të drejtë me deklarimin se me administraten e Bidenit, Qeveria aktuale nuk ka pasur raport të mirë.

“Grenell ka të drejtë sepse me Biden nuk ka pas as me të raport të mire. Ideja se ki një armik si Grenelli, nuk më pëlqen, sidomos për një parti të madhe në vend. Kritika e tij e bën problem serioz në ndërtim të qeverisë. Nëse Kurti nuk gjen formë tjetër me një armik si Grenelli, ka me pas vështirësi të formojë një qeveri në Kosovë. Vetëm nëse i merr 500 mijë vota, 70% dhe I bën vet. Problem i madh. Përpos, Presidenti Trump e dërgon një person tjetër për marrëveshje”, shtoi ai.

Gashi ka deklaruar se “deklarimet e Grenellit” i ka nxitur vet kryeministri, Kurti gjatë fushatës zgjedhore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy