Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se rryma në Kosovë është më e lira në Evropë.
“Dikur e pshtjellkte me filtra e bojlera, ndërsa sot banda energjetike ballkanike bisedojnë në grup në WhatsApp për shifra milionëshe në KEK”, tha Haradinaj.
Ai theksoi se legjislatura e ardhshme duhet urgjentisht të krijojë komision hetimor për tri tema nacionale.
“Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri? Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit? Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?”, theksoi ai.
Daut Haradinaj, shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duhet të përgjigjet para drejtësisë.
“Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv”, tha Haradinaj.
“Forca, gazetarë! Forca, media!”, shtoi ai.