Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi për “temperatura të ulëta kryesisht rreth vlerave mesatare” këtë javë.
Ai tha se moti nuk pritet të jetë aq i ftohtë sa parashihej para një jave.
“Nuk ka një shmangie tepër të madhe siç paralajmërohej më herët, në fillim të javës së kaluar. Temperaturat mund të zbresin deri në -4, eventualisht -6 gradë Celsius nëpër ultësira, derisa më të ultat, ndoshta -10 gradë Celsius ndoshta në viset malore mund të shkojnë”, tha Mendim Rugova.
Deri të premten, ai parashikon se do të ketë intervale me diell.
“Këto ditët e ardhshme, prej të martës përafërsisht deri të premten pritet të ketë pak më shumë intervale me diell, kryesisht pjesa perëdimore e qendrore e vendit, teksa në lindje mund të ketë më shumë vranësira”.
Gjatë fundjavës, ai tha se “temperaturat maksimale shkojnë duke u rritur”, pavarësisht se ndonjë mundësi për të reshura mund të jetë rritur atëherë.