Kjo është goditja më e rëndë që Kurtit i ka ardhur ndonjëherë nga Shtëpia e Bardhë – mesazhi vjen nga Grenell

by Nexhat

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale e ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet ta marrë edhe një mandat qeverisës.

Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po afrohen, Grenell u tha qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në.

banner

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Njeriu i rëndësishëm i Trump tha se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi Grenell.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy