Krasniqi ia rikujton Kurtit: Kush i mbron të korruptuarit është po aq fajtor

by engel

Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në Qeverinë Kurti. Ai ka bërë me dije se një lider është fajtor për korrupsionin edhe nëse ai nuk përfiton drejtpërdrejt.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kush i mbron të korruptuarit është po aq fajtor.

banner

“Edhe nëse një lider nuk përfiton drejtpërdrejt nga korrupsioni, por e toleron atë dhe i mbronë të korruptuarit që i shërbejnë interesave të tij, është po aq fajtor. Lejimi i korrupsionit, nuk e bën më pak të dëmshëm – përkundrazi, e forcon dhe e normalizon atë! Për ta luftuar korrupsionin nuk mjafton vetëm të mos jesh i korruptuar, por duhet guxim dhe vullnet për të ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy