72
Kosova po rrit dy talente te rralla, çka e ka per krenari.
Dy motrat 6 dhe 7 vjeçe Dua dhe Riga Beqiri, janë shpallur kampione absolute në aritmetikën mentale, duke fituar kupën e artë dhe medaljen e artë në këtë disiplinë.
Sot janë pranuar rezultatet e garave XIII ndërkombëtare online të “Aritmetikës Mentale”, të organizuara nga “Brainobrain International Academy” të mbajtura më 25.01.2025.
Në garë morën pjesë 23218 garues nga 78 shtete të botës, ndërkohë që rezultatet absolute i kanë marrë dy motrat kosovare, të cilat kanë rezultuar dhe kampione të botes në “Aritmetikën Mentale”.