Ontario i hakmerret Presidentit Trump, anulon kontraten e nënshkruar me StarLink

by engel

Në përgjigje të tarifave të vendosura nga Donald Trump, provinca kanadeze e Ontarios – më e populluara në vend, ku ndodhen Toronto dhe kryeqyteti Otava – ka njoftuar se do të anulojë kontratën e saj me Starlink, shërbimin satelitor të internetit të kontrolluar nga milirderi Elon Musk.

Kontrata ishte me vlerë 100 milionë dollarë kanadezë, afërsisht 68 milionë dollarë amerikanë.

banner

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka kërcënuar një “përgjigje të fuqishme dhe të menjëhershme” nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me një tarifë 25% për mallrat kanadeze, që do të hyjë sot në fuqi.

“Askush – në asnjërën anë të kufirit – nuk dëshiron të shohë tarifat amerikane për mallrat kanadeze”, shkroi dje Trudeau në X.

“Unë u takova me Këshillin tonë Kanada-SHBA sot. Ne po punojmë shumë për të parandaluar këto tarifa, por nëse Shtetet e Bashkuara ecin përpara, Kanadaja është gati për një përgjigje të fuqishme dhe të menjëhershme”, tha Trudeau.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy