Panik në Santorini: qytetarët e kalojnë natën jashtë nga frika e tërmeteve

by informim peje

Banorët e Santorinit përjetuan një natë plot ankth dhe pasiguri, pas aktivitetit të vazhdueshëm sizmik që ka ngritur alarmin në ishull.

Shumë qytetarë, nga frika e lëkundjeve të reja të forta, zgjodhën të kalonin natën jashtë, ose në makinat e tyre ose në vende të sigurta të treguara nga autoritetet lokale.

banner

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë vendosur pranë spitalit, ku një forcë e EMAK-ut është vendosur për ndërhyrje të menjëhershme në rast emergjence. Të tjerë u mblodhën në stadiumin Messaria dhe në ambiente të hapura, për t’u ndjerë më të sigurt.

Problematike dukej situata edhe mbrëmjen e djehsme, ku banorët e ishullit të frikësuar nga tërmetet e njëpasnjëshme, nxituan të rezervonin edhe bileta për t’u larguar nga ishulli, ndërkohë që anijet dhe avionët dukeshin thuajse të mbushura.

Kjo bëri që çmimet e biletave ajrore të rriten, ku ulëset e fundit në linjën Santorini – Athinë kanë shkuar në 200 euro, duke e bërë edhe më të vështirë opsionin e nisjes së menjëhershme.

Si pasojë e frikës nga aktiviteti sizmik, sot janë të mbyllura shkollat, ndërsa autoritetet lokale kanë njoftuar masat që duhet të merren nga qytetarët, si dhe pikat që janë të sigurta për t’u grumbulluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy