“Po na ndihmon shumë Albin Kurti, s’ka program dhe as ide, ka zgjedhur fyerjet – po kërkon bela”, Driton Selmanaj për fushatën

by Nexhat

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se kryeministri Albin Kurti në fushatë ka zgjedhë “fyerjet dhe gjuhën e ulët”.

Por, Selmanaj vlerëson se me veprimet e tij Kurti po e ndihmon LDK-në në fushatë.

banner

“LDK po e bën një fushatë moderne, të kujdesshme”, tha Selmanaj në Pressing,

“Gjatë kësaj fushate po na ndihmon shumë Albin Kurti, ky ka zgjedhë të mos bëjë fushatë normale, programore…Ai ka zgjedh fyerjet, gjuhën e ulët, ai po kërkon bela po nuk po e gjen në anën tjetër”, tha Selmanaj.

“Partitë politike e kanë dhënë provimin këtu”, vlerësoi ai.

“Ai nuk ka çka me thanë për sukseset katërvjeçare sepse është tërësisht dështim, e dyta nuk ka ide çka me dhanë për katër vitet e ardhshme. Të kërkojë bela dhe më pas me belanë e gjetur eventualisht ta dominojë hapësirën publike dhe më pas të viktimizohet, por mendoj që po dështon edhe në këtë aspekt nuk kemi rënë në lojën e grackën e tij, nuk ka rënë as prokuroria madje”, tha Selmanaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy