Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka hedhur ditën e sotme akuza të forta kundër opozitës, teksa tha se ka në krye një buf kënete (teksa thumbonte kryedemokratin Sali Berisha).
Komentet Rama i bëri përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook, ku i kthente përgjigje komenteve të qytetarëve.
Rama tha se opozita është kthyer në një kënetë bretkosash që vetëm hedhin baltë për Shqipërinë jashtë Shqipërisë, duke ulur sipas tij imazhin e vendit tonë, shkruan A2 CNN.
Ai shtoi se edhe partitë e reja opozitare nuk kanë asgjë të re për të ofruar, pasi sipas tij, edhe ato kopjojnë Sali Berishën dhe janë vegla të tij.
“Çfarë meriton opozita e dashur Flora. Opozita që merret me librin e shtëpisë time. Nuk ma ha mendja që juve e dashur Flora ju libri i shtëpisë sime ju duket një program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, shendetësinë e me radhë. Kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp
Unë s’jam marrë thuajse hiç me opozitën, i kam lënë të merren me librin e shtëpisë sime. Pasi kanë hedhur vetëm baltë brenda dhe jashtë Shqipërisë për Shqipërinë nga këneta e tyre dhe kanë bërë çmos që ta pengojnë këtë vend, tani duan edhe votë. Prandaj do merrem pak edhe me ta, apo jo. Por me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Konicës, Fishtës dhe asnjëherë kurrë me baltë e shpifje.
Kurrë me librin e shtëpisë dhe me familjet e tyre, kurrë në nivelin e asaj kënete. Më vjen keq ku një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretkosash kua kua kua ditë e natë. I rrokanisën shqiptarët ditë e natë. Për dreq ajo kënetë ka krijuar edhe disa pellgje të reja të opozitës, që nuk kanë asgjë të re përveç moshës së pronarëve të tyre, ku të gjithë imitojnë bufin stërplak. Vota për ta është e çuar krejtësisht dëm dhe nuk sjell asnjë ndryshim”, tha Rama, shkruan A2 CNN