Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, një investim që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për studentët
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu as ironitë ndaj kritikëve, duke i cilësuar ata si “shejtanët” që “në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq”
“Shejtanët aty janë, por në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq. Në rastin më të mirë na motivojnë 1 mijë herë më shumë që të bëjmë 1 mijë herë më shumë punë të mira dhe të jemi 1 mijë herë më kritikë me vetveten,” u shpreh kryeministri