Sulmet e Kurtit ndaj mediave, Haradinaj: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi gazetarët po pengohen ta kryejnë punën e tyre gjatë fushatës zgjedhore, si dhe mediat po sulmohen nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta.

banner

Haradinaj ka shtuar se kur ka qenë kryeministër gjithmonë është munduar të jetë transparent me punën e gazetarëve.

“Të nderuara media, Me shqetësim po i shoh sulmet ndaj jush në tubimet zgjedhore, sidomos të Vetëvendosjes. Ushtrimi i profesionit tuaj duhet të jetë i lirë dhe, natyrisht, ju i caktoni politikat dhe rregullat sipas standardeve profesionale. Askush s’ka të drejtë të linçojë, të pengojë, të akuzojë, apo edhe të ushtrojë presion ndaj gazetarëve në punën e tyre. Si Kryeministër jam munduar gjithmonë të jem transparent dhe i përgjegjshëm në punën time”.

“Natyrisht, jam përballur shpeshherë edhe me pyetje të forta, hulumtime e materiale tjera, por thellësisht kam qenë dhe jam i bindur se liria për median ka rëndësi për vendin. Kosova është vend i lirë dhe me liri të shprehjes. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta. Unë besoj në punën tuaj profesionale. Dhe, pa dyshim, opinioni duhet ta gjykojë i lirë punën tuaj. Punë të mbarë”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy