Mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt, një një fabrikë është përfshirë nga flakët.
Detaje lidhur me rastin ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ai theksoi se për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët.
“Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin. Dëmet materiale shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit”, tha Veseli.