28-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit në Elbasan

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në Elbasan, ku një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, e reja me iniciale K.Z., është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

banner

Mësohet se shkak për këtë akt të 28-vjeçares, dyshohet gjendja e depresionit.

Burime bëjnë me dije se ajo ishte e martuar dhe me fëmijë. Po ashtu, mësohet se ajo punonte në pavionin e neurologjisë në Spitalin e Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy