Abdixhiku njofton se LDK do ta përmbyll fushatën me 8 Shkurt në sheshin Skënderbeu

by engel

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen me kryetarë të degëve për të diskutuar mbarëvajtjen e fushatës elektorale si dhe për të planifikuar përmbylljen e suksesshme të fushatës.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti, tubimin përmbyllës të fushatës do ta organizojë të shtunën e 8 shkurtit nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

banner

Abdixhiku tha se tubimi më i madh elektoral po vjen, teksa i ftoi të gjithë qytetarët në sheshin e kryeqytetit.

“Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara”.

“Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare”, tha Abdixhiku.

Ai njoftoi se ky vendim është marrë sot në takim me kryetarëve e degëve të LDK-së, të cilët tha se i falënderoi për angazhimin e madh.

“I ftova për shtytjen finale! Fitore dhe asgjë më pak”, shkroi Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy