Kandidati për deputetë nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për kryeministrin Albin Kurti dhe pushtetin në Gjilan.
Haziri në emisionin Pressing në T7 thotë se besimi i madh i qytetarëve ndaj tij e ka bërë kryeministrin arrogant.
Sipas tij, Kurti i vërtetë është ai, vetëm se tani ka dalë në shesh, ashtu sic është.
“Me nepotizëm me ndërhyrje, me abuzim në pushtet, balldëska, kunata krejt lidhje të ngushta. Ai e ka pranu publikisht, unë e kom nënshkru për të, ai e ka nënshkru për mu.(flet për kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni).
Besimi i madh nuk guxon me të bë arrogantë, kryeministrin e ka bo arrogant. Ka ndryshu në sjellje, në fjalor, njerëzit po thojnë ashtu. Por unë e di që ai është i tillë, nuk ka ndryshu, po e tregon të vërtetën, ka dalë e vërteta në shesh”, tha Haziri