Hamza: Nuk ka pas rritje domëthënese të pagave që nga viti 2013, unë e kam premtu dhe e bëj

by Nexhat

Bedri Hamza, i ftuar sonte në emisionin Politiko në Kanal 10, ka folur për premtimin e tij për rritjen e pagave.

“Çmimi i bukës, sheqerit, kafes, mishit, energjisë elektrike – kemi rritje prej 40 deri në 100%,” tha Hamza.

banner

Ai tha se pavarësisht këtyre shtrenjtimeve nuk ka pasur rritje domethënëse të pagave në sektorin publik që nga viti 2013. Ai kujtoi se edhe më herët kur kishte dhënë këtë premtim i ishte thënë se FMN-ja nuk do ta lejonte. “Po e kam bërë dhe i kam ndejt premtimit mbrapa. Jam i bindur që në pjesën e dytë të vitit qytetarët do t’i marrin pagat me rritje,” u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy