Legjenda e Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka ndarë mendimet e tij për sezonin e deritanishëm, strategjinë e transferimeve të janarit dhe përforcimin e madh të fundit, Santiago Gimenez.
Duke folur për shtypin, Ibrahimovic pranoi formën jokonsistente të ekipit në këtë sezon, ku në xhiron e fundit humbni vendin në top 8 të Ligës së Kampionëve, ndërsa në Serie A ka ngecur.
“Ne kemi pasur ulje dhe ngritje, por ne jemi e vetmja skuadër që kemi fituar tashmë një trofe”, deklaroi fillimisht Ibrahimovic.
Suedezi zbuloi se afati kalimtar i janarit ishte një periudhë e ngarkuar dhe intensive, me klubin që ndau rrugët me pesë lojtarë dhe solli një numër të barabartë nënshkrimesh të reja
Ai u shpreh i kënaqur me blerjet e reja, duke thënë: “Kjo listë do të ndryshojë fatin tonë”.
Ibrahra, këshilltar i pronarëve të Milanit, Red Bird Capital, ndau mendimet e tij edhe për sulmuesin qendror të Feyenoord, Santiago Gimenez.
“Gimenez është një talent i lartë me potencial të jashtëzakonshëm. Të gjithë e dimë se sa i mirë është ai”, deklaroi ai.
Ish-sulmuesi suedez hodhi dritë edhe mbi largimin e Ismael Bennacer, duke deklaruar se lojtari kishte kërkuar një eksperiencë të re dhe se klubi e kishte ndihmuar të gjente një zgjidhje të përshtatshme.
Ibrahimovic lavdëroi tifozët e klubit, duke thënë: “Ne fituam Scudetton e fundit falë tyre. Shumë menduan se nuk ishim as një skuadër top-katërshe. Ne mund të dyfishojmë forcën tonë me mbështetjen e tyre”.