Ushtarët bullgarë, pjesë e Komandës Rajonale Perendimore (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, zhvilluan një stërvitje qitjeje me armët e tyre individuale.
Ky aktivitet ka për qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive të ushtarëve të KFOR-it, duke kontribuar në forcimin e kapacitetit të tyre operativ, bën të ditur KFOR-i.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, thuhet në njoftimin e KFOR-it.