Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

by Nexhat

Kosova dhe Mali i Zi kanë krijuar reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

banner

Haxhiu ka theksuar te tash e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Kosovës mund të njihen dhe ekzekutohen në Mal të Zi dhe anasjelltas.

“Krijohet reciprocitet në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale. Nga tani e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe komerciale mund të njihen dhe ekzekutohen në Malit të Zi dhe anasjelltas”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja ka theksuar se ky është një zhvillim i rëndësishëm në mes dy vendeve

“Ky është një zhvillim i rëndësishëm që do të mundësojë një rrjedhë më të lehtë të njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të Kosovës, duke përmirësuar bashkëpunimin juridik dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë ndërmjet dy shteteve në fjalë”, ka shkruar Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy