Lushaku-Sadriu: Mësimi tërëditor është aplikuar për të rritur cilësinë e arsimit dhe ulur shpenzimet e familjeve

by Nexhat

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shpjeguar reformën e arsimit në Komunën e Prishtinës.

Drejtoresha e Arsimit, Lushaku-Sadriu ka treguar se rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në testin e PISA-s, e kanë shtyrë drejt aplikimit të mësimit tërëditor në Prishtinë.

banner

“…Një për të rritur cilësinë e arsimit edhe në matjet e fundit të testit PISA, ku fëmijët kanë treguar një rezultat shumë të dobët, kanë ardhë edhe disa konstatime dhe rekomandime, testi PISA ka konstatuar që volumi kurikular është shumë i ngarkuar për t’u realizuar brenda katër orëve dhe këtu është lidhur me nevojën për ta zgjatur orarin e mësimit” – ka thënë ajo në Debat Plus.

Tutje, ajo tha se zgjatja e orarit i kontribuon edhe planifikimit familjar, i kontribuon edhe uljes se kostës së familjes, për të menaxhuar një fëmijë me katër orë familjet është dashur të paguajnë për qëndrim ditor

Po ashtu, ajo ka thënë se më mësimin tërëditor, fëmijët kanë aktivitete të tjera, si lexim-kuptimin, edukatën fizike e aktivitet të tjera të rëndësishme.

Lushaku-Sadriu ka sqaruar se me aplikimin e mësimit tërëditor nuk zgjatet orari i mësimdhënësve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy