37
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për ekonominë.
Sipas tij, ky program do t’i bëjë gjeneratat e ardhshme “qiraxhinj në vend të vet” meqë Murati thotë se LDK do që ta fusë shtetin në borxh publik.
Postimi i plotë:
Programi i LDK-së për ekonominë po mujka me u përmbledhë në tri shtylla:
1. Me e futë shtetin në borxh publik
2. Me i shpenzu paret e Trustit
3. Devolli
Me fjalë tjera, me i ba gjeneratat e ardhshme qiraxhinj në vend të vet