Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7 se Anamorava ka qenë e përjashtuar nga Qeveria e Albin Kurtit.
Ai ka thënë se përkundër besimit që mori Kurti nga Gjilani në nivel qendror e lokal, asgjë nuk ka ndodhur në zhvillimin e Gjilanit.
“Gjilan çfarë kem tash, Anamorava, sepse Gjilani nga 7 projekte 5 i ka rajonale që nuk janë vetëm për Gjilanin, përkundër si unë i kam udhëhequr ato projekte”.
“Asnjë program, asnjë projekt, katër vjet dy nivele pushtet është dy herë besim”.
“Kjo qeveri i ka pasur të gatshme paret, ligjet janë dhe na ka përjashtu, nuk ka lë me punu. Nuk i ka programu fare, kur një qeveri të largon nga implementimi je i përjashtun nga prioritetet”, ka thënë Haziri.