Shqipëria dhe Serbia organizojnë bashkë Euro 2027 për U-21, finalja do të luhet në Tiranë

by Nexhat

Shqipëria dhe Serbia apo respektivisht federatat e futbollit të këtyre dy shteteve patjetër do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të Futbollit për U-21, i cili do të mbahet në vitin 2027.

Mediat serbe raportojnë se Shqipëria dhe Serbia ishin të vetmet shtete që paraqitën kandidaturën për organizimin e këtij kampionati dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet sot nga UEFA.

banner

Sipas marrëveshjes, hapja e kampionatit do të jetë në Novi Sad në stadiumin Karagjorgje, ndërsa finalja do të luhet në Tiranë në stadiumin e ri kombëtar, pasi plotëson kërkesat për të organizuar një ndeshje të atij lloji.

Calcio e Finanza/ #Albania e #Serbia ospiteranno gli Europei Under 21 nel 2027: attesa l’ufficialità da parte della #UEFA. Anche a EURO 2024 non sono mancati scontri e frizioni tra le tifoserie delle due Nazionali

Krahas stadiumit Karagjorgje, kampionati do të luhet edhe në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë të Serbisë, ndërsa në qytetet e Shqipërisë do të luhet në Shkodër, Durrës, Elbasan, Leskoc

“Është një projekt 100 për qind futbollistik, me një mesazh shumë të mirë politik që mund të përcjellim”, ka thënë për AP në fillim të këtij viti Armand Duka, president i Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe nënkryetar i UEFA-s.

Ndërkohë, disa futbollistë shqiptarë paralajmëruan mos bashkëpunim me Serbinë në çfarëdo forme, por në fund fitoi sporti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy