Tirana kopjon Prishtinën? – Nga shtatori nxënësit e Tiranës do të qëndrojnë në shkollë deri në ora 16:00

by Nexhat

Modeli i mësimit tërëditor të aplikuar në 5 shkolla të Prishtinës, duket se do të realizohet edhe në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se duke filluar nga shtatori i këtij viti, nxënësit e shkollave të Tiranës deri në klasën e 9, do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00.

banner

Po ashtu siç ka thënë Rama “nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën”.

“Për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë”, tha Rama.

Mësimi tërëditor, i filluar në 5 shkolla të Prishtinës në gjysmën e dytë të vitit të kaluar nga drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Jehona Lushaku Sadriu dhe ka rezultuar suksesshëm.

Lushaku Sadriu ka bërë ditur në shumë intervista dhe paraqitje, se me ardhjen e LDK-së në pushtet, mësimi tërëditor do të implementohet fillimisht në 5 komuna, për të vazhduar pastaj në krejt Kosovën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy