Visar Azemi: S’jemi në pozitë për zgjedhje tjetër, përveç SHBA-ve

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka theksuar se orientimi strategjik i Kosovës duhet të mbetet i pandryshuar dhe i përqendruar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke sjellë shembuj nga politika ndërkombëtare, ai përmendi se vendet si Kanadaja dhe Meksika kanë ndjekur të njëjtën qasje, duke u përshtatur me kërkesat amerikane.

banner

“Amerika i vendosi tarifë Kanadasë dhe Meksikës dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër u dorëzuan, sepse duhet me u mbajtë strategjikisht me Amerikën. Po ne nuk jemi në pozitë me ba zgjedhje tjetër, përveç Amerikës. Edhe Evropa ka me pasë fatin e njëjtë.” – tha Azemi në emisionin “CONTEXT” në ATV.

Në këtë drejtim, Azemi shtoi se edhe Kosova duhet të mbetet e lidhur strategjikisht me ShBA-në, pasi sipas tij, çdo përmirësim në marrëdhëniet me Uashingtonin ka sjellë përfitime konkrete për vendin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy