ZPS e quan “precedent historik” pranimin e fajësisë nga Shala, Januzi dhe Bahtijari

by Nexhat

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzim dhe Ismet Bahtijarim, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë.

Kështu trupi gjykues pranoi marrëveshjen e fajësisë që të akuzuarit arritën më herët me Prokurorinë e Specializuar.

banner

Kjo e fundit përmes një komunikate për media e ka quajtur precedentin si “historik”.

Prokurorja e Specializuar Kimberly West e ka përshëndetur pranimin e fajësisë nga tre të akuzuarit në rastin Sabit Januzi dhe të tjerët si “historik” dhe “me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave” në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), thuhet në komunikatë.

Si Haxhi Shala, ashtu edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, miratuan në marrëveshje të veçanta për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) faktin se ishin përfshirë në frikësim të dëshmitarit dhe pengim.

Kundër të akuzuarve ishin ngritur padi për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

 “Marrëveshjet e pranimit të fajësisë janë precedent historik për faktin se ato përfaqësojnë rastin e parë kur të akuzuarit në DHSK pranojnë vullnetarisht fajin e tyre”,  tha Prokurorja e Specializuar.

 “Ky zhvillim është me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave në DHSK, si dhe një hap përpara për administrimin e drejtësisë në Kosovë”.

 “Zyra ime është e përkushtuar për vendosjen e papenguar të drejtësisë, bazuar në faktet dhe ligjin”, tha West.

“ZPS-ja ka hetuar krimet kundër administrimit të drejtësisë me qëllim që të garantojë që dëshmitarët të mund të dëshmojnë në gjyq lidhur me krimet që kanë parë apo pësuar pa u druajtur nga frikësimi apo hakmarrja”.

“Këto hetime kanë qenë faktor themelor në përparimin e të gjitha ndjekjeve të tjera penale dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë qendrore e punës së ZPS-së”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy