Rrjedha e njerëzve që kishin mësyrë palestrën sportive, ngadalësohet te hyrja e saj.
Dy dyert e hapura ishin fyt i ngushtë për të përballuar ardhjet në tubimin e LDK-së bë Istog, raporton Klan Kosova.
Ata të mëhershmit i kishin bërë vend vetes brenda, përfshirë edhe qëndrimin mbi shtylla.
Lehtë nuk e pati kur erdhi këtu as i zgjedhuri për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
E gjithë salla në këmbë u çua në këmbë kur në skenë ngjitet bartësi i listës së LDK.
Për të, vendlindja e themeluesit të partisë Ibrahim Rugova, është kala e pamposhtur nga tjerët. E atyre që duan ta përvetësojnë ish-presidentin, Abdixhiku ua çoi një selam.
“O të shkretë o të mjerë; LDK e Rugova e Istogu janë një, do të mbesin përherë, këtu ka lindur Rugovizmi, këtu do të mbrohet rugovizmi, këtu jeton Lidhja Demokratike e Kosovë”, deklaroi Abdixhiku