Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi madhështor në Podgur të Pejës.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar mbështetjen e madhe që LDK-ja po merr në Dukagjin, duke e quajtur këtë rajon “themelin e LDK-së”.
Kreu i LDK-së shprehu bindjen për “fitore bindëse me 9 shkurt, dhe asgjë më pak.”
“Kështu na pritën në Podgur të Pejës. Tubim i radhës, entuziazëm i radhës, madhështi e radhës! Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë! Peja asnjëherë nuk ka qenë spektator! LDK-ja është themeli i Dukagjinit, dhe Dukagjini është vet themeli i LDK-së. Sonte në Posgur, e ndjemë qartë! Jemi NJË! Falemnderit Gaz për organizimin madhështor, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala, Besa Gaxherri, Xhenet Syka Kelmendi, Fatmir Asllani, Sadri Berisha, Albulena Mujaj Bajraktari dhe Rexhep Kurtbogaj. Fitore bindëse me 9 shkurt, dhe asgjë më pak!” – tha Abdixhiku.