Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën nevojën për solidaritetin e democracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani, ka raportuar Zëri i Amerikës.
Për këtë çështje ka folur edhe analisti për ballkanin, Edward Joseph. Ai i bërë thirrje Presidentit Trump që të dallojë miqtë e vërtetë nga ata të rremë siç u shpreh ai.
“Kujdesuni për interesat amerikane. Dhe mos u mashtroni nga dikush që thotë se ju admiron dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ju. Por pas shpinës suaj, në fakt ndërton marrëdhënieve më të ngushta me Kinën dhe çon përpara agjendën ruse dhe serbe”, ka thënë ai.
Por, Joseph tërhoqi gjithashtu vëmendjen për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me SHBA-të.
“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë. Dhe ai ka përgjegjësi t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës. Dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”.