Familjet Haradinaj e Gërvalla bëhen bashkë në kullë, distancohen nga gjuha e Donika Gërvallës

by informim peje

Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se sot në kullën e tij kanë pritur pjesëtarë të familjes Gërvalla.

Haradinaj ka thënë se këto dy familjen janë bashkë siç kanë qenë gjithmonë, dhe se janë distancuar nga çdo gjuhë denigruese për familjet, UÇK-në dhe kombin.

banner

Ky takim i dy familjeve vjen pas gjuhës ofenduese që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka drejtuar në adresë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke e quajtur edhe “gjeneral të vetashpallur”, gjuhë e cila kishte nxitur mjaftë shumë reagime.

“Haradinajt dhe Gërvallajt si gjdo here bashkë! Gjdo gjuhë denigruese për familjet, UÇK-në dhe kombin,  ne distancohemi”, ka shkruar Nasim Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy