GJILAN/ Opozita kundërshton kryetarin Hysenin: Punëtorët nuk do të mbesin pa paga

by Nexhat

Pozita dhe opozita në Komunën e Gjilanit nuk po arrijnë një marrëveshje kompromisi për tejkalimin e ngërçit politik, duke pamundësuar miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Ndaj kësaj situate ka reaguar kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, i cili ka mohuar deklaratat e kryetarit Alban Hyseni se mbi 2,700 punëtorë do të mbesin pa paga.

banner

“Aspak nuk është e vërtet se do të mbesin pa paga 2700 punëtorë dhe shërbyes civil, si pasojë e mos miratimit të buxhetit për komunën e Gjilanit. Ata nga marsi do t’i marrin pagat normalisht pa asnjë vonesë”, ka thënë Rashiti.

Ai sqaron se pagat do të vazhdojnë normalisht pas marsit, pasi menaxhimi i buxhetit do të bëhet nga një administrator i Ministrisë së Financave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy