Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka komentuar raportimet e fundit lidhur me bisedat që janë publikuar në Whatsapp ku komunikonin kryeministri Albin Kurti me ish-kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, doli në pah një kërkesë e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ku ai i kërkonte Nagip Krasniqit t’ia japë tenderin një kompanie përkundër se u njoftua se “nuk i plotëson kushtet dhe duhet të përjashtohet”.
Limaj në emisionin Pressing në T7 tha se me këto zhvillimet e fundit, po del që Kurti ka qenë në dijeni se çka ka pasë në dorë prokuroria.
{Ato sms, na tregon arsyen pse kryeministri i ikë dëshmisë te Prokurori. Nuk ka shembull ma konkret, se kjo që dul pas. Pse kryeminsitri nuk shkoj me kry një detyrë qytetare, të thjesht, formale, me dhanë një dëshmi para organeve të drejtësisë të shtetit të vet që e drejton. Këto zhvillimet e fundit po tregojnë që Ky njeri nuk ka shku atje sepse ka pasur shumë pyetje të sikletshme që ish dasht me ju dhanë përgjigje. Po del që Kurti ka qenë në dijeni të atyre dyshimeve që janë për KEK-un, ka qenë në menaxhim të përditshëm, të krejt cka ka ndodhur në KEK. Po ju referohem atyre që i kemi parë në media”, tha Limaj.
Tutje ai tha se Kurti e krahason veten me ligjin.
“Si duket prokuroria ka pasur nevojë me kërku sqarime, dhe mos shkuarja e Kurtit atje, tregon që ky njeri ka pasur shumë problem në përgjigjet që duhet me i dhanë, dhe po del që ky njeri po ikë, po pengon drejtësinë, për me ardhë deri te e vërteta, po bëhet mburojë e dyshimeve për hajni, ose e një krimi që ka ndodhur, që ka dyshime. Kjo është më kryesorja.
Ai e ka ditë cka ka në dorë prokuroria dhe e ka ditë se çfarë pyetje kanë me ju bo , kjo tregon se sa e rrezikume është sistemi i vlerave demokratike dhe shtetit ligjor në këtë vend. Pra qytetarë, nëse pernime keni besuar që ky njeri ta bjen shtetin ligjor, ky është më adekuati për me shkatërru sistemin ligjor, sepse ky e krahason vetën me ligjin, ky është prokurori, ky është sistemi i pavarur..”, tha Limaj