“Mos u mashtroni nga Kurti se është i afërt me SHBA”, djali i Presidentit Trump e shpërndan postimin e Grenell

by Nexhat

Deklarata e të dërguarit të SHBA’së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ku tha se , ‘mos u mashtroni nga Kurti se është i afërt me SHBA’të’, u shpërnda sot edhe nga djali i Presidentit amerikan Donald Trump.

Grenell, ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili përmes një postimi në rrjetin social “X”, i tha se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”.

banner

Gjithashtu, ai thekson se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

Postimi i plotë i Richard Grenell:

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në gjithë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan.

Por na duhen partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.

Kurti ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është plotësisht e rreme. Mos u mashtroni.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy