Kryefjalë e ditës së sotme ishte përjashtimi i Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, për shkak të fyerjes që bëri ndaj Gjestit.
Ndërkohë, pas largimit të Jozit, ka ardhur një reagim në “Instagram”-in e Gjestit ku është postuar një video e banorit me mbishkrimin:
”Gjesti është gjak shqiptari”
Kujtojme se pas përfundimit të spektaklit, Jozi eskaloi ne një konflikt me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së Gjestit dhe Loredanës.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë”, tha Jozi, duke i drejtuar fjalët e tij Gjestit. Ai vazhdoi më tej, duke i thënë: “Nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje, tregon vetëm që je një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”.