Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ia ka hyrë garës për kryeministër të vendit, në intervistën për Rubikon, ka deklaruar se ministrja Donika Gërvalla dhe qasja e saj në arenën ndërkombëtare ka qenë skandaloze, katër vitet e fundit.
Për më tepërm Abdixhiku ka përmendur edhe një rast me shtetin gjerman. Thotë se ka parë mesazhe private që Qeveria e Kosovës i ka dërguar ministres së Jashtme të Gjermanisë me një qasje kritikuese për Luftën e Dytë Botërore.
“Unë kam pa komunikime private që janë më të trishtueshme sesa kaq, me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në mesazhe telefonike që Gjermaninë e kritikon për qasjen e padrejtë ndaj shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Qeveria e Kosovës i dërgon mesazh privat Ministres së Jashtme të Gjermanisë ku flet se si Gjermania ka qenë e padrejtë ndaj shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore”.
“Kur i sheh këto mesazhe, fillon me u brengos më tepër për veti, për vendin tënd qysh ky naivitet, nëse është naivitet në rastin më të mirë, nëse s`është dashakeqësi. Por nëse është naivitet i plotë është në krye të një shteti të ri të paformuar mirë në një gjeopolitikë të turbullt botërore”, tha Abdixhiku në Rubikon