Del raporti i ri: VV me më së shumti kandidatë me probleme me ligjin, PDK asnjë

by Nexhat

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar të enjten raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit, në këtë raport janë publikuar të dhëna rreth kandidatëve që kanë problem me ligjin, si dhe një vlerësim i programeve të subjekteve, me focus në sundimin e ligjit.

banner

Sipas raportit, vërehet se Lëvizja Vetëvendosje ka më së shumti kandidatë për deputet që kanë probleme me ligjin, gjithsej 14 prej tyre.

Koalicioni AAK-Nisma ka tetë kandidatë me problem me ligjin, LDK një, ndërsa PDK-asnjë.

“Sa i përket listave të kandidatëve, të cilët kanë probleme me ligjin, në kuptimin e aktakuzave aktive dhe dënimeve, tre subjekte politike: 1) Lëvizja Vetëvendosje; 2) koalicioni AAK-Nisma; dhe 3) Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë përfshirë në listat e tyre gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin, që përbëjnë rreth 7% të totalit të kandidatëve të tyre. Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh me 14 kandidatë (12.72% e listës), ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka përfshirë tetë kandidatë (7.27%), dhe LDK një kandidat.

Nga 23 kandidatët për deputetë me probleme ligjore, 16 prej tyre përballen me aktakuza aktive, ndërsa tetë kanë dënime të formës së prerë.

Në total, ndaj këtyre kandidatëve janë ngritur 20 aktakuza për 21 vepra penale, që përfshijnë veprat penale të korrupsion si “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ashtu edhe vepra të tjera penale, si përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (nëntë raste), mbajtja e paautorizuar e armëve (pesë raste), pengimi apo sulmi ndaj personave zyrtarë dhe vepra të tjera të natyrës kriminale”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy