FSK tregon aftësi të larta dhe profesionalizëm në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” në Turqi

by engel

Kontingjenti i FSK-së demonstroj profesionalizëm dhe përkushtim në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” në Turqi. Ushtrimi ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë, ka përfunduar me sukses.

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve në kushte të vështira dimërore.

banner

Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake.

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së( KOMFT), Gjeneral brigade Hysen Dreshaj, dhe Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, Nënkolonel Jaser Mulla, vizituan kontingjentin e FSK-së, ata u njohën nga afër me mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe operacioneve të realizuara.

Me këtë rast, Gjeneral Dreshaj përgëzoi pjesëtarët e kontingjentit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në përfaqësimin e FSK-së dhe shtetit të Kosovës në këtë ushtrim prestigjioz.

Në vijim të aktiviteteve zyrtare, KOMFT, Gjeneral Dreshaj, mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral SELÇUK BAYRAKTAROĞLU, ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, gjithashtu ndoqën nga afër Demonstrimin për Ditën e Vizitorëve të Shquar (DVD) ku u realizuan operacioneve të planifikuara nga shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe kontributin e kontingjentit të FSK-së në këtë ushtrim ndërkombëtar.

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të dëshmojë përgatitjen, disiplinën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë në misione të ndryshme, duke rritur kapacitetet dhe përvojën operacionale të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy