Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në Facebook ku ironizon me urën e Badovcit, të ndërtuar gjatë mandatit të qeverisë Kurti, duke numëruar 40 hapa nga njëri skaj në tjetrin.
Në përshkrimin e videos, Hoxhaj shkruan me tone ironike: “40 hapa urë – për ata që thonë se s’ka punë të kryera!” duke lënë të kuptohet se kjo është një nga veprat e vetme infrastrukturore gjatë qeverisjes aktuale.
Teksa shëtit mbi urë, ai shton: “Sikurse po perëndon dielli atje, kështu po perëndon edhe kjo qeveri”, duke nënkuptuar se mandati i ekzekutivit të drejtuar nga Albin Kurti po shkon drejt fundit.
Ky reagim vjen në kuadër të fushatës zgjedhore, ku Hoxhaj dhe partia e tij po prezantojnë alternativat e tyre për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorëve të tjerë kyç në Kosovë.
https://www.facebook.com/reel/1366914341133819