Jehona Lushaku-Sadriu: Dilni dhe votoni, kemi përgjigje për çdo qytetar

by Nexhat

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe kandidate për deputete nga radhët e LDK-së në Zgjedhjet Nacionale të 9 shkurtit, Jehona Lushaku-Sadriu, në emisionin Pressing në T7 ka bërë thirrje te qytetarët që të dalin dhe të votojnë, duke zgjedhur kandidatët më të mirë.

Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës në një sistem demokratik. Ajo ka potencuar se entuziazmi i fushatës dhe përkrahja e platformave politike duhet të përkthehen në pjesëmarrje aktive në procesin zgjedhor.

banner

“Është e rëndësishme të thuhet se qytetarët duhet të votojnë. Dëshira në demokraci dhe entuziazmi i fushatës duhet të përkthehen në votë, nëse dëshiron ta përkrahësh një platformë. Andaj, vërtet e shfrytëzojmë këtë rast për t’ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve që, para së gjithash, të dalin të votojnë dhe, normalisht, të votojnë për ata që kanë program dhe që kanë kandidatë më të mirë,” ka deklaruar ajo.

Lushaku-Sadriu ka theksuar se LDK-ja është e përgatitur për të ofruar zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen qytetarët, duke sjellë si shembull programin tashmë të publikuar të partisë, i cili përmban projekte konkrete për sektorë të ndryshëm.

“Ne nuk kemi dilemë që LDK-ja e ka edhe programin tash e dy vite të publikuar, e ka edhe platformën politike, i ka përgjigjet për secilin problem që kanë qytetarët – në formë projektesh, që ua kemi prezantuar. Për shembull, kemi diskutuar me mësuesit dhe iu kemi prezantuar atyre reforma konkrete të arsimit, të cilat e rrisin edhe motivin e tyre për të dhënë dhe realizuar profesionin e tyre në mënyrën më të mirë. U kemi treguar që në javën e parë do ta rrisim koeficientin, sepse, si parti, dëshirojmë që t’i motivojmë ata, në mënyrë që të realizojnë mësimdhënien sa më mirë të jetë e mundur, sepse kjo pastaj reflektohet te nxënësit, reflektohet në cilësinë e arsimit dhe në shkolla,” ka theksuar ajo.

Po ashtu, Lushaku-Sadriu ka folur edhe për sfidat ekonomike me të cilat po ballafaqohen qytetarët dhe ka theksuar se LDK-ja ka plane konkrete për të ndihmuar grupet e ndryshme shoqërore.

“Kemi diskutuar edhe me doktorët, iu kemi premtuar edhe atyre rritje të koeficientit. Do të thotë, kemi përgjigje për secilin grup në shoqëri me hapa konkretë për atë që do të bëjmë, dhe jemi shumë të sigurt që ata do të na përkrahin, sepse është dëshmi që në katër vitet e kaluara asnjë rritje e koeficientit nuk është bërë. Janë rritur çmimet, ndërkohë që nuk ka pasur rritje të pagave, dhe kjo i shkakton vështirësi secilës familje dhe secilit person që punon për ta përballuar këtë krizë ekonomike,” ka përfunduar ajo.

Jehona Lushaku-Sadriu ka numrin 9 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy