Gjesti tashmë është kthyer në një nga të preferuarit e publikut dhe jo vetëm.
Kjo tashmë shihet për përkrahjen që po e merr jashtë shtëpisë, ndonëse ai nuk është në dijeni.
Në ‘Big Love’ sonte (e enjte) ai mori mesazhe të shumta nga fansat e po ashtu edhe nga familjarët.
Në mesin e këtyre, këngëtari pejan mori një mesazh përkrahës edhe nga familja Jashari.
“Jemi krenar me ty. Familja Jashari nga Prekazi”, thuhet në mesazh
Gjesti u ngrit në këmbë si shenjë mirënjohje duke thënë: “Faleminderit shumë Prekazi”.
Loja e Gjestit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po vazhdon me debate të shumta, por pa ofendime, për atë edhe po merr komente pozitive