Kurti nën kritika të ashpra, analisti amerikan për çështjet e Balkanit: Kryeministri i Kosovës nuk është i besueshëm

by informim peje

Pak pasi Donald Trump Junior rishpërndau një mesazh në të cilën Richard Grenell shprehej haptazi me tone tejet të ashpra ndaj Albin Kurtit, analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph, pati një mesazh si për presidentin amerikan, ashtu edhe për kryeministrin e Kosovës.

Joseph i bëri thirrje presidentit Trump që të dallojë miqtë e vërtetë nga ata të rremë duke iu referuar rolit të Beogradit zyrtar.

banner

“Kujdesuni për interesat amerikane dhe mos u mashtroni nga dikush që thotë se ju admiron dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ju, por pas shpinës suaj, në fakt ndërton marrëdhënieve më të ngushta me Kinën dhe çon përpara axhendën ruse dhe atë serbe”, shprehet Edward Joseph.

Nga ana tjetër, ai nuk e kurseu as Qeverinë e Kosovës, duke i tërhequr asaj vëmendjen për qëndrimin e mbajtur në raport me Shtetet e Bashkuara.

“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kurti duhet t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe me një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës, dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”, shprehet më tej ai.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, vazhdimisht e ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti, duke e cilësuar atë një partner jo të besueshëm për SHBA-në.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy